Rreth SPAR Kosova

SPAR është prezent në tregun e Kosovës që nga viti 2019. Kurse nga viti 2020, ka kaluar nën menaxhimin e familjes Gashi / Korporatës Meridian. Me mbi 2000 artikuj Private Label, SPAR ofron cilësi të garantuar, zgjedhje të larmishme dhe vlerë të vërtetë për çdo konsumator.

10

Lokacione të dyqaneve

2000+

SKUs Private Label

Misioni dhe Vizioni ynë:

Brende të përzgjedhura ekskluzivisht

SPAR Kosova ka hyrë në treg me një vizion të qartë: të bëhet zinxhiri lider i supermarketeve të lagjes në Kosovë.

E ndërtuar mbi përkushtimin për cilësi dhe afërsi me konsumatorin, SPAR sjell një standard të ri në përvojën e blerjes përmes vlerave që janë të prekshme çdo ditë në çdo pikë tonën.

E ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare

Synimi ynë është të ofrojmë një përvojë të jashtëzakonshme blerjeje, duke u fokusuar në katër shtylla kryesore: Freski, Zgjedhje, Shërbim dhe Vlerë.

Në thelb, SPAR Kosova operon si një rrjet i qëndrueshëm dhe inovativ i shitjes me pakicë, duke investuar në teknologji moderne, procese efikase dhe struktura që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare.

Fokus te klienti

Përmes këtij angazhimi, ne arrijmë të ndërthurim praktikat më të mira ndërkombëtare me njohuritë dhe përvojën lokale, duke ndërtuar një model unik që i shërben tregut dhe komunitetit kosovar.

Ne besojmë fuqishëm në rolin tonë si mbështetës i komuniteteve vendore, jo vetëm përmes punësimit dhe partneriteteve me prodhues vendas, por edhe përmes iniciativave që promovojnë cilësinë, qëndrueshmërinë dhe vlerën në jetën e përditshme të qytetarëve.

Duke vepruar në mënyrë të përgjegjshme dhe me vizion të qartë, SPAR Kosova angazhohet të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.